LAJMI I FUNDIT:

Chapecoense konfirmon ndeshjen miqësore me Barcelonën  

Chapecoense konfirmon ndeshjen miqësore me Barcelonën  

Ekipi brazilian Chapecoense ka konfirmuar se do të luajë në ndeshjen e Trofeut Joan Gamper në muajin gusht në nder të 71 personave që kanë vdekur nëntorin e kaluar.

19 lojtarë të Chapecoenses ishin në mesin e atyre që vdiqën pasi aeroplani i klubit u rrëzua në Kolumbi në rrugën e tyre drejt ndeshjes së parë të Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional.


Titulli i parë pas tragjedisë, Chapecoense kampione!
Lexo po ashtu Titulli i parë pas tragjedisë, Chapecoense kampione!

Presidenti i klubit brazilian, Plinio David de Nes Filho ka thënë në një intervistë në mars se Barcelona ishin skuadra e parë që ofruan solidaritet pas tragjedisë.

“Barcelona ishte skuadra e parë që tregoi solidaritet me ne, dhe për momentin është e vetmja skuadër që na ka ndihmuar financiarisht me 250 mijë euro”, ka thënë Nes Filho për Cadena Ser.

Emocionuese: Heronjtë e mbijetuar të Chapecoenses çojnë lartë trofeun e ‘Copa Sudamericana’ në stadiumin e tyre të mbushur me tifozë (Foto)
Lexo po ashtu Emocionuese: Heronjtë e mbijetuar të Chapecoenses çojnë lartë trofeun e ‘Copa Sudamericana’ në stadiumin e tyre të mbushur me tifozë (Foto)

Blaugranët i ftuan gjithashtu ata në këtë ndeshje miqësore, e cila do të mbahet në Camp Nou më 7 gusht, për të ndihmuar rindërtimin institucional dhe sportiv të skuadrës nga Amerika Jugore.

Kjo ndeshje do të pasojë ndeshjet ndërkombëtare të Kupës së Kampionëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Juventusit, Manchester Unitedit dhe Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori