LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Do të jetë e vështirë kundër Greqisë, por duhet të luajmë me mentalitetin e njëjtë si me Gjeorgjinë

Challandes: Do të jetë e vështirë kundër Greqisë, por duhet të luajmë me mentalitetin e njëjtë si me Gjeorgjinë
Challandes (Foto: FFK)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për media para ndeshjes me Greqinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror  Katar 2022.

Challandes është shprehur optimist për ndeshjen e djeshme por ai ka mbetur i rezervuar kur është pyetur për kundërshtarin e radhës së Kosovës. Fillimisht ai ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Gjeorgjisë.


“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen në Gjeorgji, jo vetëm për fitoren por edhe për paraqitjen e skuadrës. Jemi treguar të gatshëm qoftë në aspektin teknik dhe aspekte të tjera. Skuadra ka punuar si skuadër dhe kjo është më e rëndësishmja për të ardhmen. Do të jetë e vështirë në ndeshjen e radhës kundër Greqisë”.

Challandes dhe Rashica (Foto: FFK)

“Shpresoj, e keni parë. Skuadra ka pasur mentalitetin e mirë. Nuk ka qenë vetëm ndryshim mental në kokë por edhe ndryshim në taktika, në aspektin fizik dhe ne kemi ndryshuar edhe mënyrën se si kemi luajtur, si e kemi mbajtur topin dhe si jemi mbrojtur. Lojtarët janë munduar që bëjnë këtë dhe kanë reaguar mirë dhe kjo ka reflektuar edhe në fushë”, ka thënë fillimisht Challandes.

Zvicerani edhe një herë nuk ka dhënë detaje për formacionin, por ka zbuluar se Elbasan Rashani ka pësur një dëmtim nga ndeshja e fundit.

“Kurrë nuk flas për formacionin para ndeshjes dhe ju e dini këtë gjë. Jam shumë i kënaqur me atë që treguan Rashani, Bytyqi apo Kastrati. Mund ta lë Rashicën në stol dhe nuk ka problem për këtë, por Rashani është duke vuajtur nga një lëndim i vogël dhe do ta shohim situatën e tij se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”.

“Jam i lumtur që kam opsione kaq kualitative dhe të vendos me kënd të startojë”.

Challanes ka folur edhe për orarin e ngjeshur, ku brenda një jave duhet të zhvillojë tri ndeshje.

“Në ndeshjen e parë nuk patën shumë probleme. Në të dytën po ashtu nuk kemi shumë probleme me lëndime dhe kemi pasur një udhëtim të menjëhershëm dhe jemi rigjenuar në aspektin fizik dhe ne duhet të jemi të gatshëm edhe për këtë”.

“Më problem e shohim ndeshjen e tretë, ku disa lojtarë mund të marrin karton të verdhë dhe të mungojnë në atë ndeshje”, nënvizoi ai.

Krejt në fund ai ka thënë se e mirëpret tifozët në stadium edhe pse në numër shumë të vogël. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori