Bernard Challandes më pas në konferencë për media ka thënë se ai dëshiron të rikthehet një ditë te ekipi, së paku për t’i shikuar ndeshjet.

Por, trajneri zviceran nuk ka harruar që t’i falënderojë edhe personat që ka punuar te Kosova dhe tifozët

“Shpresoj që një ditë të rikthehem ndonjë ditë këtu, të paktën për t’i shkuar ndeshjet e ekipit”, ka deklaruar Challandes në konferencë për media.

Zyrtarizohet shkarkimi i Bernard Challandes nga Kosova Zyrtarizohet shkarkimi i Bernard Challandes nga Kosova

“Duhet të jeni më të durueshëm për ndërtimin e skuadrës, pasi kam besim e do të zhvillohet edhe më tej, pasi është një skuadër të re”.

“Unë dua të them faleminderit edhe për federatën, tifozët që na kanë mbështetur vazhdimisht dhe na kanë dhënë motiv për të vazhduar me besimin për të bërë më tej dhe gjithmonë e kam ndjerë mbështetjen e tyre”.

“Shpresoj që të keni edhe më shumë sukses në garat e ardhshme dhe për personat që janë brenda ekipit”, ka shtuar më tej trajneri zviceran. /Telegrafi/