LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Kosova të vazhdojë me formën e shtatorit, Suedia edhe me mungesa është shumë e fortë

Challandes: Kosova të vazhdojë me formën e shtatorit, Suedia edhe me mungesa është shumë e fortë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Suedinë, ku ka treguar pikat e forta të kundërshtarit.

Ai beson që Kosova do të vazhdojë me formën e mirë që e kishte në shtator, por sipas tij përballë nesh është një ekip si Suedia, që ka treguar formë të mirë si tani edhe në Kampionat Botëror.


“Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojmë formën që e kemi pasur në shtator. Është e qartë që Suedia është kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionatin Evropian”.

“Presim një ekip shumë të fortë në aspektin fizik por edhe në aspektin individual sepse ka lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në ndeshje”, deklaroi fillimisht Challandes.

Zvicerani deklaroi se edhe ndeshja ndaj Suedisë ka presion, pasi sipas tij në stadiumin ku do të luajë Kosova, ka pësuar humbje edhe Spanja.

“Edhe për këtë ndeshje ka presion sikurse në çdo ndeshje tjetër. Do të luajmë kundër një ekipi që në të njëjtin stadium e ka mposhtur Spanjën dhe presioni është normal jo vetëm në ekipin tonë, por çdo skuadër tjetër”, ka thënë ai.

Challandes ka shtuar se Suedia ka përvojë të madhe, ndërsa ndaj Kosovës, nuk është se frikësohen kundërshtarët të luajnë.

“Suedia ka përvojë dhe ka luajtur në shumë turne të mëdhenj. Po ashtu, lojtarët e Suedisë kanë luajtur edhe në Ligën e Kampionëve. Kështu që, për ta dueli me Kosovën është një ndeshje normale”.

“Ne duhet të jemi realistë. Mos të harrojmë se ne jemi Kosova. Suedia ka luajtur pothuajse çdoherë në Kampionatet Evropiane e Botërore. S’duhet të harrojmë kush jemi. Nuk mendoj se kundërshtarët tonë frikësohen për të luajtur me ne”, nënvizoi Challandes.

Në fund ai u pyet edhe për mungesat e Zlatan Ibrahimovic dhe Victor Lindelof, ku shtoi se edhe pa këta dy lojtarë shumë të mirë Suedia është e fortë.

“Me Ibrahimovicin kishin shumë probleme në Prishtinë, pasi loja zhvillohej me të, ndërsa ai dinte kur të bënte vertikalizme dhe pasime të sakta. Edhe Lindelof është një lojtar i rëndësishëm, por nuk besoj që këto mungesa do të ndihmojnë te Suedia”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori