Legjendat e Liverpoolit dhe ata të Bayern Munichut kanë barazuar me rezultat 5-5 në ndeshjen e tyre revyale për bamirësi, e cila mblodhi plot një milionë euro.

Ish-yjet e Liverpooli dhe Bayernit kanë dhuruar shou dhe kanë shënuar shumë gola në ndeshjen e organizuar për bamirësi, pasi kanë shënuar plot 10 gola.


liverpool bayern 6

Robbie Fowler me dy gola, Michael Owen me një dhe Dirk Kuyt me një tjetër, të gjithë shënuan për legjendat e Liverpoolit në gjysmën e parë të ndeshjes.

liverpool bayern 3

Bayern Munich vinte nga disavantazhi 3-0, por arriti të kthehet në lojë për të barazuar në 3-3 dhe pastaj të kalojnë në epërsi 4-3.

Luca Toni, Paulo Sergio dhe një dy golësh nga Alexander Zickler e panë Bayern Munich të kthehen për të udhëhequr përkohësisht 4-3 përpara se Fowler të barazoj 4-4 me një goditje të lirë të devijuar dhe të dërgoi skuadrat në pushim.

liverpool bayern 5

liverpool bayern 1

Xabi Alonso shënoi për klubin gjerman me goditje të lirë të goditur mirë para se Bjorn Tore Kvarme të barazoj në 5-5, i cili ishte rezultat përfundimtar i takimit.

liverpool bayern 7

Ndeshja u zhvillua në Anfield para 54 mijë tifozëve gjatë pushimeve ndërkombëtare për të mbledhur fonde për "Fondacionin LFC" të klubit anglez, ndërsa shifra e mbledhur thuhet të jetë një milionë euro.

liverpool bayern 2

Legjendat e Liverpoolit: Dudek (James), McAteer (Kvarme), Agger, Carragher, Riise (Babb), McManaman (Berger), Gerrard, Fowler (Garcia), Owen (Smicer (Rush (Aldridge), Alonso (Hamann (McAllister)), Kuyt.Golat: Kuyt 5'; Owen 9'; Fowler 17', 45'; Kvarme 88'

liverpool bayern 4

Legjendat e Bayernit: Butt (Gospodarek), Ze Roberto, Demichelis, Lizarazu, Matthaus (Pflugler), Tarnat (Alonso), Zickler, Sergio (Misimovic), Makaay (Ottl), Elber, Toni (Zimmermann).Golat: Toni 20'; Zickler 23', 33'; Sergio 30'; Alonso 73'/Telegrafi/

telegrafi sport app