LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thoshte për Barcelonën eliminimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve – humbje prestigji, por edhe miliona euro

Çfarë do të thoshte për Barcelonën eliminimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve – humbje prestigji, por edhe miliona euro

Barcelona mbetet në garë në Ligën e Kampionëve, por do ta ketë të vështirën që të kalojë tutje, pas barazimit pa gola në “Camp Nou”.

Mungesa e një goli ndaj Benficas e ‘dënon’ Barcelonën që të shkojë të fitojë në Gjermani në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Bayern Munich .


Në rast se nuk fiton, mund të shkojë tutje nëse Benfica barazohet ose humbet në stadiumin e saj ndaj vendit të fundit, Dinamo Kievit.

Pikërisht, skuadra ukrainase nuk ka fituar ende asnjë ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kampionëve dhe pikën e vetme që e ka arritur, e ka marr ndaj Benficas.

Kjo i bie se Barcelona do të luajë më 8 dhjetor në Gjermani një finale të madhe. Të jesh apo të mos jesh për Xavi në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka marr nga pesë ndeshje deri më tani 7 pikë, ndërsa Benfica është e tre me 5 pikë. Grupin e kryeson Bayern që ka marr të gjitha fitore, 15 pikë.

Bayern është një nga favoritet për të fituar titullin këtë sezon. Në Camp Nou, gjermanët mposhtën Barcelonën me rezultat 3-0

Pjesa sportive … dhe ajo ekonomike

Problemi i një eliminimi nga Liga e Kampionëve, që do ta bënte Barcelonën të luante në Ligën e Evropës, që ka të bëjë edhe me humbje ekonomike.

Në sport, pak njerëz optimistë ëndërruan që në këtë sezon të parë pa Leo Messin, skuadra mund të arrinte diçka. Por edhe pakkush do të mendonte në fillim të sezonit, duke ditur edhe përbërjen e grupit, që në një grup me Bayernin, Benfican dhe Dinamo Kievin, nuk do ta kalonte fazën e parë.

Ndryshe nëse nuk kalojnë, ata do të luajnë në garën e dytë kontinentale për herë të parë në historinë e tyre, me pasojë humbjen e prestigjit ndërkombëtar që kjo sjell.

Por përtej prestigjit, ajo që po i shtyn Barcelonën është niveli ekonomik. Arka e dobësuar do të thotë se mos vazhdimi në Ligën e Kampionëve sjell një humbje të vlerësuar midis 30 dhe 40 milionë euro , në varësi, natyrisht, nga raundi në të cilin ata do të eliminoheshin më pas.

Përafërsisht për çdo fazë që kalojnë klubet marrin nga 15 milionë euro . Klubet e mëdha zakonisht i bëjnë buxhetet e tyre duke llogaritur që të arrijnë në raundin e 1/16 apo çerekfinalet.

Duke shkuar çmimet ekzistuese mes Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, kampioni i të parës grumbullon 100 deri në 110 milionë euro.

Në anën tjetër Sevilla, në edicionin 2019/2020, kur fitoi Ligën e Evropës mori 50 milionë euro.

Mungesa e golit

Barcelona ka probleme me të cilat duhet të përballet, sidomos në garat evropiane, dhe në Camp Nou ishte një gjë e dukshme në ndeshjen e fundit. Ata nuk e gjetën rrugën e golit.

Ndaj Benficas ka bërë 14 goditje, tre prej tyre në portë, por topi nuk hyri. Katalanasit prodhojnë, por nuk arrijnë ta dërgojnë topin në pjesën e pasme të rrjetës.

Ata kanë shënuar vetëm dy gola në pesë ndeshje. Sigurisht që të pikët janë të kënaqshme për sa kanë shënuar, pasi me dy gola katalanasit kanë marr 7 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori