Kërpudhat përmbajnë pak kripë, yndyrë, kolesterinë dhe kalori. Një filxhan kërpudha përmban vetëm 15 kalori, 0 gram yndyrë, 2.2 gramë të proteinave dhe 2.3 gramë karbohidrate. Edhe pse ekzistojnë lloje të ndryshme të kërpudhave, vetitë e tyre ushqyese janë mjaft të ngjashme.
Kërpudhat janë një burim i begatshëm i vitaminës B kompleks. Ato janë gjithashtu burimi i vetëm bimor i vitaminës D. Ato ofrojnë disa lloje të mineraleve, konsumimi i të cilave mund të jetë i vështirë për t’u plotësuar duke përdorur dietë normale. Ato janë seleni, kaliumi, bakri, hekuri dhe fosfori.
Kërpudhat përmbajnë edhe kolinë, një komponentë e nevojshme për gjumë adekuat, funksionim të duhur të muskujve, kujtesë dhe përqendrim.
Parandalimi i diabetit
Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i kërpudhave mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumimi i kërpudhave mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët dhe zvogëlimin e nevojës për ilaçe.
Shëndeti i zemrës
Fibrat, kaliumi dhe vitamina C e ndihmojnë shëndetin kardiovaskular. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, dhe përmbajnë aq kripë sa nevojitet që kaliumi të mund të veprojë dhe të ndihmojë në rregullimin e niveleve të shtypjes të gjakut dhe ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Imuniteti
Studimet kanë treguar se seleni mund ta forcojë sistemin imunitar dhe ta promovojë luftën kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve. Seleni mund ta gjejmë në kërpudha, ndërsa disa studime kanë treguar se mund të ndihmojë në luftën kundër qelizave të kancerit.
Kontrolli i peshës së trupit
Fibrat dietike e luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e peshës së trupit dhe punën e sistemit të tretjes. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i fibrave dietike, të cilat do ta reduktojnë lirimin e hormonit të urisë, ghrelinën, dhe e mbajnë për një kohë të gjatë ngopjen dhe kështu ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të kalorive. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri