LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fshihet pas njoftimit të Vuçiqit për takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova?

Çfarë fshihet pas njoftimit të Vuçiqit për takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me paralajmërimin prej Brukselit të takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, konfirmon faktin se ai është një mjeshtër i madh i shfaqjeve, njoftimeve bombastike dhe teatrale që mund të largojnë me sukses vëmendjen nga çështjet esenciale dhe t’i drejtojë ato drejt të parëndësishmeve, thotë avokati Marko Jakshiq për Danas.

Jakshiq, duke komentuar faktin se Vuçiq, gjatë bisedimeve me zyrtarët evropianë dhe kosovarë, kishte caktuar një takim të jashtëzakonshëm me serbët e Kosovës për të dielën, më 21 gusht dhe ndjeu nevojën për ta bërë njoftimin publikisht, theksoi se “lajm i keq nga Brukseli mund të jetë se Kurti nuk do të bëjë asgjë rreth Asociacionit, obligim nga marrëveshja e parë”, dhe se atëherë do të jetë gjoja fitore e madhe.


Gjithçka rreth Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

“Sa herë që përfaqësuesit e serbëve nga Kosova takoheshin me Vuçiqin, ka pasur një zgjidhje apo marrëveshje që nuk ishte e favorshme për ta. Ai do t’i dëgjojë me vëmendje, por në fund për të njëqindën herë do t’u kërkojë të ruajnë qetësinë dhe të mos reagojnë ndaj provokimeve të Kurtit, ndërsa ai të zbatojë planet e tij, pas së cilës ata humbasin një lidhje tjetër me Serbinë dhe bëhen gjithnjë e më shumë qytetarë të dorës së dytë në Kosovë”, thotë ai.

Dhe nëse rastësisht, vëren bashkëbiseduesi i Danas, ai dëshiron t’i informojë personalisht se nuk ka pasur marrëveshje, kështu që nuk është aspak lajm i keq.

Pas takimit, Petkoviq: Vuçiqi do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë
Lexo po ashtu Pas takimit, Petkoviq: Vuçiqi do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë

“Përkundrazi, një zgjidhje e qëndrueshme në Kosovë, por edhe për statusin e saj, mund të arrihet vetëm pas presionit, e cila do të dërgojë në respektimin e situatës në terren dhe pikëpamjeve legjitime të banorëve të veriut të Kosovës”, përfundon Marko Jakshiq.

Ndryshe, Vuçiq deri më tani nuk ka pranuar të flas para mediave për takimin trepalësh – Kosovë-BE-Serbi në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori