Marrëdhëniet vjehërr-nuse janë disi të komplikuara. Ju mund të thoni që shkoni shumë mirë me vjehrrën tuaj dhe ne ju besojmë. Mirëpo, gjithmonë ekziston një ngërç në lidhje me nënën e partnerit
Çfarë duhet të bëni kur nuk shkoni mirë me vjehrrën? Asnjëherë nuk do të gjendet fajtorja në një raport të tillë, pasi si nusja po ashtu dhe vjehrra mund t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës.
Gjithsesi, ne do t’ju japim disa këshilla si të keni një marrëdhënie të mirë me vjehrrën, pa “luftë”.
Bëjini dhurata
Të gjithë i duan dhuratat. Vjehrrat nuk bëjnë përjashtim. Herë pas herë, kur i blini mamasë suaj një dhuratë, kujtohuni edhe për vjehrrën. Një gjë e vogël do ta gëzojë atë.
Mbani anën e saj
Në debatet e vogla që ajo mund të ketë me partnerin tuaj, mbani anën e saj. Kjo gjë do t’ju afrojë më shumë me vjehrrën, por edhe me partnerin, pasi të dy do ta vlerësojnë bashkimin tuaj.
Takoni shoqet e saj
Personat tek të cilët shfryhen më shumë vjehrrat janë shoqet. Mundohuni të dilni herë pas here në kafe me shoqet e vjehrrës në mënyrë që ato të krijojnë një mendim të mirë për ju. Pse? Në momentet që vjehrra mund t’ju “shajë” pas krahëve tek ato, shoqet mbase mund ta bëjnë të ndryshojë mendim duke ju njohur juve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë