LAJMI I FUNDIT:

Cerrone përballet me suspendim gjashtëmujor nga UFC pas luftës me McGregor

Cerrone përballet me suspendim gjashtëmujor nga UFC pas luftës me McGregor
Conor McGregor - Donald Cerrone (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Donald Cerrone po përballet me një ndalim prej gjashtë muajsh nga UFC pas luftimit të tij me Conor McGregor fundjavën e kaluar.

Amerikani u mposht me lehtësi nga irlandezi, i cili u rikthye në oktogon pas një mungese 15-mujore. Ai u pa për herë të fundit duke garuar në këtë sport në fundin e vitit 2018, kur ai u mposht nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.


Në anën tjetër, Cerrone, ka qenë krejtësisht e kundërta. Ai ka qenë shumë aktiv në këtë sport gjatë vitit të kaluar, por më shpesh ka përfunduar si humbës.

Momenti fatal kur McGregor ‘trullos’ Cerronen – Goditje me gju, pastaj disa tjera radhazi me krahë
Lexo po ashtu Momenti fatal kur McGregor ‘trullos’ Cerronen – Goditje me gju, pastaj disa tjera radhazi me krahë

Kjo fundjavë e kaluar nuk ishte ndryshe. Ai thjesht nuk arriti ta rivalizojë McGregorin dhe pas vetëm 40 sekondave u mposht me nokaut teknik.

Një sulm i hershëm i gjurit në kokë tronditi “kaubojin” dhe më pas disa goditje mbi supe nga McGregor e rrëzuan plotësisht amerikanin.

McGregor ishte i papërmbajtshëm (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Pastaj, një goditje e fortë me kokë rrëzoi njeriun me më shumë fitore në historinë e UFC, dhe kjo ishte me të vërtetë gjithçka që ndodhi në meç.

Pas përleshjes, Cerrone mbeti me disa prerje dhe mavijosje në fytyrën e tij, kështu që për çuditërisht, ai u dërgua në një spital lokal për t’u kontrolluar.

Cerrone u dërgua në spital pas humbjes nga McGregor
Lexo po ashtu Cerrone u dërgua në spital pas humbjes nga McGregor

Tani sipas mediumit britanik The Sun, Cerrone rrezikon të marr një suspendim mjekësor prej 180 ditësh.

Pezullimet pas meçeve janë praktikë e zakonshme për UFC-në, shumica marrin një ndalim 30-ditor, të cilin Cerrone e ka marrë tashmë, por duket se suspendimi i amerikanit mund të zgjas gjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori