LAJMI I FUNDIT:

Çeferin godet Realin, Barcelonen dhe Juventusin për Superligën evropiane, por flet edhe për luftën në Ukrainë: Një futbollist ka ardhur direkt në shtëpinë time

Çeferin godet Realin, Barcelonen dhe Juventusin për Superligën evropiane, por flet edhe për luftën në Ukrainë: Një futbollist ka ardhur direkt në shtëpinë time

Superliga Evropiane mund të marrë jetë, pasi tri klube të mëdha evropiane ende nuk janë dorëzuar për këtë projekt.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventusi janë duke tentuar t’i japin jetë këtij projekti të madh, edhe pse kanë kundër dy shtëpitë më të mëdha të futbollit UEFA dhe FIFA-n.

Tani ka qenë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin që ka folur përsëri për këtë projekt.


Slloveni që është në krye të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian UEFA-s, ka thënë se tri klubet e mëdha evropiane pas pandemisë tani po përdorin luftën.

“Klubet janë të lira të krijojnë turneun e tyre, por mos të presin të konkurrojnë në aktivitetet e UEFA-s. Ata përdorën një pandemi, tani përdorin një luftë”, tha Çeferin.

Ai u ndal të flas edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë se si UEFA janë në lëvizje, derisa personalisht ai ka bërë qindra telefonata me trajner, futbollistë e klube.

“Askush nuk e priste një luftë në mes të Evropës. Edhe ne po lëvizim si UEFA. Kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarë dhe trajnerë për t’i ndihmuar ata të largohen nga Ukraina”.

“Është e vështirë të shpjegohet se sa të vështira kanë qenë këto biseda. Një nga lojtarët që u largua nga Ukraina erdhi direkt në shtëpinë time”.

“Duhet të punojmë shumë për të bërë pjesën tonë. Shpresojmë që lufta dhe kjo çmenduri të ndalet sa më shpejt”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Kalo në kategori