LAJMI I FUNDIT:

Ceca vjen në Mitrovicë, MPJ dhe Policia e Kosovës thonë se ka të drejtë hyrje në Kosovë si qytetare e thjeshtë

Ceca vjen në Mitrovicë, MPJ dhe Policia e Kosovës thonë se ka të drejtë hyrje në Kosovë si qytetare e thjeshtë

Ashtu siç edhe ishte përfolur, këngëtarja serbe Svetlana Raznatovic, e njohur ndryshe si Ceca, ka arritur të futet sot (e shtunë) në territorin e Kosovës.

Mediumet serbe raportuan se këngëtarja hyri në Republikës e Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinje, pa asnjë problem apo pengesë.


Edhe vet Ceca konfirmoi se ishte shumë pranë Veriut të Mitrovicë, përmes një videoje të cilën e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“Sapo kaluam dhe së shpejti do të arrijmë në Mitrovicën e Kosovës, ju përqafoj”, thotë këngëtarja serbe në këtë video.

Përkundër faktit që Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kishte bërë thirrje nga autoritet që ta ndalojnë hyrjen e saj pasi e njëjta nuk ka marrë leje nga dikasteri në fjalë për të mbajtur këtë koncert, duket se një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodhë.

Në një prononcim për Telegrafin, këshilltari i zëvendëskryeministrit njëherësh ministritë të Punëve të Jashtme (MPJ) Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë këngëtarja se në fjalë nuk është personalitet i lartë politik, aq sa të kërkoj leje-qëndrim.

“Ministria e Punëve të Jashtme merr përsipër leje-qëndrimet dhe kërkesat e personaliteteve të mëdha, kryesisht nga fusha e politikës, dhe këngëtarja Ceca nuk është një kategori e tillë”, ka thënë Zyberaj.

I njëjti ka thënë se leje-qëndrimet precizohen me kujdes nga MPJ, dhe rastet e tilla shqyrtohen vetëm nga emrat të përfshirë në Marrëveshjen e Brukselit.

“Këngëtarja në fjalë nuk ka kërkuar leje-qëndrim, ajo mund të hyjë në territorin e Kosovës si qytetare e thjeshtë. Emrat për të cilët MPJ merr shqyrtim për leje-qëndrim ose jo, janë kryesisht emrat në bashkëpunim me Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë tutje Zyberaj.

Ministria e Punëve të Jashtme, Kosovë

Ndërkohë, për rastin në fjalë për Telegrafin është prononcuar edhe Baki Kelani, zyrtar për informim nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe zbaton vendimet e ligjshme që merren nga institucionet e RKS-së. Në të kundërtën në cilësi të qytetarëve mund të hyjë në RKS, kushdo që i plotëson kushtet dhe kriteret e hyrje-daljes në pikë kufitare”, thuhet në përgjigjjen e Policisë së Kosovës.

Përndryshe, Svetlana Raznatovic apo e njohur ndryshe si Ceca, ka paralajmëruar se ardhja e saj në Kosovë është mbajtja e një koncerti në Veri të Mitrovicës, para konviktoreve, për të protestuar taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës pak javë më parë.

Ndërkohë, në një fotografi të siguruar nga Telegrafi shihet se qindra qytetarë serb, kryesisht studentë, kanë dalë para konviktoreve në veri të Mitrovicës për të ndjekur nga afër koncertin e këngëtares, ndonëse në kushte të papërshtatshme shiu. /Telegrafi/

Qindra qytetarë serb në veriun e Mitrovicës për koncertin e këngëtares Ceca (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori