LAJMI I FUNDIT:

CDU: Opozita të mos e bllokojë marrëveshjen me Greqinë, pasi rrezikon izolim afatgjatë

CDU: Opozita të mos e bllokojë marrëveshjen me Greqinë, pasi rrezikon izolim afatgjatë

“Me mbi 91 për qind të votave “Për” votuesit në Maqedoni dhanë mbështetje të madhe për rrugën evropiane dhe për perspektivë më të madhe të vendit në BE dhe NATO”, porositi zv.kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan David Vadelul.

Partia gjermane në pushtet CDU/CSU konsideron se opozita nuk guxon ta bllokojë perspektivën e Maqedonisë për NATO dhe BE. Kjo parti paralajmëron se mossuksesi i marrëveshjes për emrin do ta izolojë vendin për një kohë të gjatë.


“Në referendumin në Maqedoni mbi 91 për qind e votuesve votuan për ndryshim të emrit të shtetit në “Maqedonia Veriore”, ndërsa në të njejtën kohë edhe për perspektivë të mëtutjeshme të vendit të tyre në NATO dhe BE. Megjithatë, censusi i nevojshëm prej 50 për qind nuk u arrit. Prej këtu, vendimtare do të jetë votimi në Parlament”, thotë Vadelul.

Grupi i deputetëve të CDU/CSU i bën thirrje opozitës në Maqedoni të dakordohet me, siç theksojnë, votimin e rëndësishëm historik në Parlament për amandamentet kushtetuese sepse në të kundërtën, do të ishte përgjegjëse politike për bllokimin e kësaj rruge për Maqedoninë në afat të gjatë dhe me atë të izolohet vendi nga Evropa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori