LAJMI I FUNDIT:

“Çdokush mund ta kishte goditur nga ajo distancë” – reagime për sigurinë e Shinzo Abe që u qëllua për vdekje në tubim

“Çdokush mund ta kishte goditur nga ajo distancë” – reagime për sigurinë e Shinzo Abe që u qëllua për vdekje në tubim

Vrasja tragjike e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe nga një distancë e afërt në një tubim politik të premten ka ngritur pikëpyetje në lidhje me mbrojtjen e figurave të profilit të lartë në një vend ku dhuna politike dhe krimet me armë janë jashtëzakonisht të rralla.

Personat me profil të lartë në Japoni shpesh udhëtojnë me detaje modeste sigurie të foksuara kryesisht në kërcënime të drejtpëdrejta fizike në vend që të mbrohen nga një personel i armatosur rëndë, të përgatitur për sulme me armë zjarri – diçka e parë në SHBA, transmeton Telegrafi.


Pamje të reja të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, njëri nga rojet përpiqet të bllokojë plumbat me çantë
Lexo po ashtu Pamje të reja të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, njëri nga rojet përpiqet të bllokojë plumbat me çantë

Abe, 67 vjeç, po bënte fushatë në qytetin perëndimor të Nara-s për kandiddatët e Partisë Liberale Demokratike, përpara zgjedhjeve të së dielës kur u qëllua, derisa Nippon TV tha se sulmuesi ishte rreth 3 metra larg.

Një 41-vjeçar u ndalua në vendin e ngjarjes dhe policia tha se i dyshuari kishte përdorur një armë të bërë vetë. Policia tha se armë të tjera dhe eksplozivë u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit dhe se ai kishte pranuar se kishte kryer sulmin.

Vrasjet me armë në Japoni janë shumë të rralla, në vitin 2018 u raportuan 9 viktima derisa në SHBA 39 mijë
Lexo po ashtu Vrasjet me armë në Japoni janë shumë të rralla, në vitin 2018 u raportuan 9 viktima derisa në SHBA 39 mijë

Zyrtarët nga departamenti i policisë prefektore Nara thanë se kërkesa për sigurinë në ngjarje ishte “e papritur”  dhe se departamenti do të shqyrtonte nëse siguria ishte e mjaftueshme dhe do të merrte masat e duhura.

Televizioni Nippon citoi policinë Nara të thoshte se Abe ishte i mbrojtur në tubimin e së premtes nga një oficer policie i armatosur i specializuar dhe disa oficerë të tjerë lokalë. Policia e Nara-s nuk pranoi të deklaronte se sa oficerë policie po trajtonin sigurinë e Abe-s.

Në momentin kur u qëllua, Abe po qëndronte në një kryqëzim jashtë një stacioni treni, duke folur me një turmë prej qindrash ndërsa autobusët dhe furgonët kalonin pas shpinës së tij të ekspozuar në rrugën ku u shfaq sulmuesi.

Disa komentues thanë se siguria rreth ish-kryeministrit duhet të ishte më e fortë.

“Çdokush mund ta kishte goditur atë nga ajo distancë”, tha Masazumi Nakajima, një ish-detektiv i policisë japoneze, për televizionin japonez TBS. “Unë mendoj se siguria ishte paksa shumë e dobët”.

“Personi duhet të mbulohet nga të gjitha drejtimet”, tha Koichi Ito, një specialist i sigurisë VIP, për transmetuesin kombëtar NHK. “Nëse një gjë e tillë nuk kryhet 100 për qind, nuk është mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori