LAJMI I FUNDIT:

Cavani i gatshëm të largohet nga PSG

Cavani i gatshëm të largohet nga PSG

Edinson Cavani thuhet se nuk është i lumtur te Paris Saint-Germian andaj po mendon që të largohet qysh në afatin e janarit.

Sulmuesi uruguaian ka qenë i rëndësishëm në sezonet e fundit për skuadrën franceze, mirëpo tani ai është duke shkuar në përfundim të karrierës së tij.


Lojtari 32-vjeçar është i acaruar që parisienët e transferuan në këtë verë në formë huazimi Mauro Icardin nga Interi, andaj është në dijeni se nuk është më sulmuesi i preferuar.

Beckham e dëshiron Cavanin te Inter Miami
Lexo po ashtu Beckham e dëshiron Cavanin te Inter Miami

Cavanit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij, derisa nuk po mendon që ta rinovojë kontratën.

Në mediat franceze u raportua disa herë se uruguaiani mund të transferohet te Inter Miami i David Beckhamit, por dëshira e tij është që të vazhdojë të luajë në Evropë. /Telegrafi/