LAJMI I FUNDIT:

Cassano fyen rëndë Leaon dhe dy yjet e tjerë të Milanit

Cassano fyen rëndë Leaon dhe dy yjet e tjerë të Milanit

Antonio Cassano ka zhvleftësuar tre lojtarë të Milanit, të cilët ishin yjet e fitores së fundit të Scudettos, si Rafael Leao, Mike Maignan dhe Theo Hernandez.

Ish-sulmuesi është tashmë i njohur për natyrën e tij kontroverse dhe gjithmonë duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes me komente e tij që nuk janë të logjikshme, dhe ai shpesh ka qenë kritik me zë të lartë ndaj Rossonerëve duke qenë se ai nuk ka marrëdhëniet më të mira me tifozët e kuqezinjve.

Duke folur në kanalin Bobo TV, Cassano foli për tre lojtarë që aktualisht janë pjesë e bërthamës së Milanit, duke filluar me MVP-në e sezonit të kaluar në Serie A, Rafael Leao.

“Leao as nga larg nuk do të ishte titullar për skuadrat më të mira në Evropë. Ansu Fati dhe Sancho janë në një nivel tjetër, me Portugalinë ai është në stol për Bruno Fernandes dhe Diogo Jotan”, deklaroi ai.

“Ai (Leao) e ka prapanicën në vend të kokës. Rashford është larg më i mirë se ai”.

“Ju nuk mund ta krahasoni Maignan me Courtois dhe Allison. Theo Hernandez ishte në Real Madrid me Hakimin, në Madrid ata mbajnë lojtarët më të fortë”, ka shtuar më tej Cassano.

Performanca e tre lojtarëve të përmendur flet vetë, ashtu si edhe vlera e tyre në treg, madje edhe tifozët rivalë pranojnë se janë ndër më të mirët në botë në pozicionin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori