LAJMI I FUNDIT:

Cassano i bën thirrje Juventusit të shkarkojë Allegrin

Cassano i bën thirrje Juventusit të shkarkojë Allegrin

Ish-sulmuesi i Italisë dhe shumë skuadrave italiane, Antonio Cassano mendon se Juventusi duhet të shkarkojë trajnerin Massimiliano Allegri.

Allegri sapo e ka udhëhequr Juventusin drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

Megjithatë, dikush mendon se trajneri italian ka ‘dështuar’ dhe Zonja e Vjetër duhet ta shkarkojë atë.

Allegri këmbëngul se nuk është penduar që ka refuzuar Real Madridin
Lexo po ashtu Allegri këmbëngul se nuk është penduar që ka refuzuar Real Madridin

“Thonë se Allegri nuk mund të shkarkohet sepse fiton 10 milionë euro. Por, unë them se pikërisht kjo është arsyeja pse Juventusi duhet t’ia paketojë valixhen”, ka thënë fillimisht Cassano në Bobo TV.

“Në janar, Juve shpenzoi 100 milionë, kjo është arsyeja pse ai ishte në gjendje të përfundojë i katërti. Vlahovic shënoi vetëm gjashtë gola në katër muaj. Në Fiorentina ai shënoi shtatëmbëdhjetë”.

“Kam punuar me Allegrin për dy vjet te Milani dhe ishte Tassotti ai që vendosi taktikat, jo ai. Me Max, ne qeshnim dhe ai bënte shaka, ai doli në fushë dhe fitoi Scudetton”.

“Të njëjtën gjë bëri edhe te Juventusi. Ai nuk ndryshon asgjë, ai është i zoti vetëm në menaxhimin e grupit”.

“Juventusi nuk di të luajë futboll, Allegri nuk të jep asgjë kur bëhet fjalë për rindërtimin, këtë e kam thënë që nga shtatori, e njëjta gjë vlen edhe për vitin e ardhshëm, përveç nëse Agnelli nënshkruan 4 ose 5 kampionë të tjerë”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori