LAJMI I FUNDIT:

Casillas i qetëson tifozët nga spitali: Një frikë e madhe, por më i fortë se kurrë

Casillas i qetëson tifozët nga spitali: Një frikë e madhe, por më i fortë se kurrë

Iker Casillas ka zgjedhur rrjetet sociale të shpreh falënderimin e tij për gjithë përkrahjen pasi pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjes së mërkurës te Porto.

Spanjolli është aktualisht në spital dhe gjendja e tij është e qëndrueshme, këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari.


“Çdo gjë është në kontroll, një frikë e madhe, por më i fortë se kurrë. Falënderim i madh për gjithë për gjitha mesazhet dhe dashurinë”, ka shkruar Casillas.

Reali i uron gjithë të mirat ''kapitenit të dashur'' Iker Casillas pas sulmit në zemër
Lexo po ashtu Reali i uron gjithë të mirat ''kapitenit të dashur'' Iker Casillas pas sulmit në zemër

Menjëherë pasi lajmi u bë publik në media shumë lojtarë dhe klube të mëdha kanë reaguar në rrjete sociale, duke shpresuar në shërim të shpejt të ikonës spanjolle.

Me shumë mundësi sezoni për Casillas ka përfunduar, por kjo mbetet për t’u konfirmuar. /Telegrafi/