Casemiro: Pogba do të jetë i mirëpritur te Real Madridi

267:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 17: Casemiro of Real Madrid celebrates after scoring his team's first goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Girona FC at Estadio Santiago Bernabeu on February 17, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Casemiro ka dhënë një intervistë ku ka thënë se Paul Pogba do të ishte i mirëpritur në Real Madrid.
Braziliani u pyet për thashethemet aktuale që po qarkullojnë rreth mesfushorit të Manchester United, ku u raportua se dëshiron të largohet nga Anglia drejt Spanjës.
"Ai është një lojtar i klasit botëror me nivelin e tij mund të luajë në çdo skuadër".
"Nëse ai vjen në Madrid ai do të jetë i mirëpritur ngrohtësisht, ne e dimë se ai është një lojtar i madh”.
“Sigurisht që ai aktualisht po mendon për lojën e tij të ardhshme në Ligën Kampionëve. Ne duhet ta respektojmë edhe Man Utd", deklaroi braziliani.
Casemiro foli edhe për Gareth Bale dhe Marcelo, duke i marrë në mbrojtje për sezonin e tyre të keq. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































