LAJMI I FUNDIT:

Carter kishte një anë të shëmtuar në NBA: Iu zbulonte kundërshtarëve taktikat e ekipit të tij!

Carter kishte një anë të shëmtuar në NBA: Iu zbulonte kundërshtarëve taktikat e ekipit të tij!
Vince Carter (Foto by Kevin C. Cox/Getty Images/Guliver)

Vince Carter do të bëhet lojtari i parë që do të luhet për 22 vite rresht në ligën e NBA-së.

Basketbollisti 42-vjeçar vendosi të qëndrojë në Atalanta Hawks dhe sezonin e ardhshëm do ta shohim në ligën më të fortë të basketbollit në botë.


Gjersa lojtari mbahet në mend vetëm për gjërat e mira, një gazetar kanadez ka zbuluar një histori interesante në lidhje me këtë legjendë, e cila i referohet periudhës së karrierës së tij, kur ishte duke luajtur për Toronto Raptorsin, ku e filloi karrierën në vitin 1998.

Greg Brady, i cili punon për televizionin SNET, zbuloi sjelljet e pahijshme të lojtarit, gjatë qëndrimit në Toronto, duke shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Raptors edhe pse konsiderohet si një nga legjendat e klubit.

Vince Carter dhe Jason Smith (Foto by Kevin C. Cox/Getty Images/Guliver)

Siç rrëfen Brady, Carter sezonin e kaluar ishte kundërshtarë i Raptors, ku gjatë ndeshjeve zbuloi strategjinë dhe taktikat e ekipit të zemrës duke treguar se në cilat pozicione dhe si luajnë secili lojtar.

“Qëndrimi i Raptors Vince Carter ishte jashtëzakonisht i shëmtuar. Ai ka zbuluar taktikat e ekipit me zë të lartë gjatë ‘time-out’. Prandaj, unë shpresoj se kurrë nuk do të tërhiqet nga fanella”, thotë Brady.

“Carter hynte në fushë para fillimit të aksionit të skuadrës së tij dhe i drejtohet stolit të Seattlet duke u zbuluar atyre se si do të luante Toronto”, tha gazetari duke iu referuar një burimi te klubi Sonics.

Ndryshe, Carter ka luajtur për gjashtë sezone e gjysmë te Toronto (1998 dhe 2005) dhe ka regjistruar një mesatare prej 27.6 pikëve, 5.5 kërcimeve dhe 3.9 asistimeve për ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori