LAJMI I FUNDIT:

Carrick edhe për një vit me Unitedin

Carrick edhe për një vit me Unitedin
Getty Images

Michael Carrick dhe Manchester Unitedi pritet të vazhdojnë së bashku.

Sipas The Sun, mesfushori anglez me shumë mundësi do të qëndrojë te Djajtë e Kuq edhe për një sezon.


Formacioni i yjeve që janë futbollistë të lirë gjatë verës 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i yjeve që janë futbollistë të lirë gjatë verës 2017 (Foto)

Carrick nuk do të jetë vetëm lojtar i skuadrës së parë, ai do të jetë pjesë formale e stafit teknik të skuadrës U23.

Mesfushori 35-vjeçar ka qenë pjesë e Man Utd që nga viti 2006.

Carrick njihet për qetësinë e tij dhe pasimet e bukura që ndihmojnë në lidhjen e lojës dhe kjo i pëlqen Jose Mourinhos. /Telegrafi/