Ish-sulmuesi anësor i Atletico Madridit, Yannick Carrasco, aktualisht lojtar i klubit kinez Dalian Yifang, dëshiron të kthehet në futbollin evropian.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Milani dhe Arsenali janë ndër favoritët për të nënshkruar me reprezentuesin belg, i cili u largua nga Atletico për Lindjen e Largët në fillim të vitit 2018.

25-vjeçari, i cili u transferua në Superligën Kineze një vit më parë, ka konfirmuar se dëshiron të kthehet në futbollin evropian për të avancuar karrierën e tij.

Milani ende ka shpresë për Carrascon Milani ende ka shpresë për Carrascon

Calciomercato ka raportuar se do të jetë një derbi milanez për nënshkrimin e tij, me Milanin dhe Interin të interesuar në belgun.

“Ideja ime është të kthehem në Evropë”, ka thënë fillimisht Carrasco për mediumit Het Laatste Nieuws.

“Ka pasur klube të interesuara për të nënshkruar me mua në janar, por klubi im i tanishëm donte të më mbajë, por unë shpresoj se do të kthehem në të ardhmen”, përfundoi ai.

Dembele ka kaluar në Kinë, në pritje të transferimit të Arnautovic - këto janë 10 blerjet më të shtrenjta të Superligës kineze Dembele ka kaluar në Kinë, në pritje të transferimit të Arnautovic - këto janë 10 blerjet më të shtrenjta të Superligës kineze

Në janar, Interi dhe Milani, së bashku me anglezët e Arsenalit dhe Manchester Unitedit kanë qenë të interesuar në një marrëveshje për lojtarin, ndërsa mendohet se do të tentojnë transferimin e tij edhe në verë.

Carrasco u bashkua me Atleticon nga Monaco në verën e vitit 2015 dhe shënoi 23 gola në 124 ndeshje për skuadrën e Diego Simeone, duke përfshirë edhe një në finalen e Ligës së Kampioneve më 2016. /Telegrafi/