Rap-artistja me famë botërore, Cardi B, njihet për paraqitjet e saj atraktive dhe ekstravagante nëpër shfaqje të ndryshme.

Së fundmi, ajo nuk ka hezituar të tregojë hapur se ka kryer edhe ndërhyrje në trupin e saj.

Cardi B (Foto: Randy Shropshire/Getty Images/Guliver)

Bëhet fjalë për të pasmet të cilat ajo i ka zmadhuar, gjersa e ka quajtur këtë një proces mjaft të dhimbshëm.

Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” është shprehur se dhimbja për të zmadhuar të pasmet është e ngjashme me atë të lindjes.

Cardi B (Foto: Jerritt Clark/Getty Images/Guliver)

Ajo përndryshe e ka provuar edhe ndjenjën e mëmësisë, pasi në korrik të vitit 2018 është bërë nënë për herë të parë e një vajze. /Telegrafi/

Cardi B (Foto: Randy Shropshire/Getty Images/Guliver)