LAJMI I FUNDIT:

Cardi B u sqaron fansave se përse zgjodhi të ketë Kylie Jenner në klip

Cardi B u sqaron fansave se përse zgjodhi të ketë Kylie Jenner në klip
Cardi B (Foto: YouTube)

Reperet Cardi B dhe Megan Thee Stallion ditë më parë publikuan këngën e re të titulluar “WAP”.

Projekti mori vëmendje të madhe që nga dita e publikimit, derisa po vazhdon të komentohet akoma gjithandej.


Kjo pas pjesëmarrjes së Kylie Jenner, e cila nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit dhe fansat e dy artisteve të famshme amerikane.

Cardi B (Foto: Twitter)

Sipas tyre, mogulja e bukurisë nuk meritonte të ishte pjesë e videoklipit të vajzave me ngjyrë meqë nuk e respekton kulturën e tyre, madje për këtë fansat nisën edhe një peticion që të hiqet pjesa ku shfaqet ajo.

Fansat e Cardi B dhe Thee Megan Stallion nisin peticion për ta larguar Kylie Jenner nga xhirimet e klipit
Lexo po ashtu Fansat e Cardi B dhe Thee Megan Stallion nisin peticion për ta larguar Kylie Jenner nga xhirimet e klipit

Së fundmi, Cardi B i është përgjigjur komenteve negative duke thënë se pjesëmarrja e Jenner nuk ka të bëjë aspak me racën.

“Kjo nuk ka të bëjë me racën. Ka probleme në botë që janë për racën dhe flas për to gjithë kohën. Por kjo nuk ka të bëjë me racën. Pse e vendosa Kylien në video? Ajo e trajtoi motrën dhe vajzën time shumë mirë në festën e ditëlindjes së fëmijës së saj. Travis dhe Set janë shumë të afërt, Kris Jenner më jep këshilla kur e kam pyetur dhe bashkëshorti i saj është shumë i afërt me timin”, ka shkruar ajo.

Cardi B (Foto: Twitter)

Ndërkaq, videoja për vetëm tri ditë ka kaluar shifrën e 61 milionë shikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori