Reperja me famë botërore, Cardi B, së fundmi ka pasur rastin që të takohet me një shqiptar.

Bëhet fjalë për ish-menaxherin e këngëtarëve të estradës, Drin Zatriqin, me të cilin nuk ka hezituar që edhe të realizojë një video shumë interesante.

Cardi B (Foto: Anthony DelMundo-Pool/Getty Images/Guliver)

Videoja e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq reperen e famshme amerikane teksa përshëndet shqiptarët.

Ajo madje përgjatë videos tregon edhe se e di që shqiptimi i emrit të saj në shqip, jep një kahje tjetër të një fjale të pisët.

“Hej, a nuk do të thotë emri im në shqip k***”, ka thënë Cardi B, duke shkaktuar shumë të qeshura.

E njëjta ka një miqësi shumë të mirë edhe me këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora dhe Bebe Rexha, me të cilat vitin e kaluar ka sjellë bashkëpunim. /Telegrafi/