LAJMI I FUNDIT:

Cardi B akuzon të famshmit se po paguhen për të thënë që kanë coronavirus, kundërpërgjigjet aktori i infektuar Idris Elba

Cardi B akuzon të famshmit se po paguhen për të thënë që kanë coronavirus, kundërpërgjigjet aktori i infektuar Idris Elba
Foto: Getty Images/Guliver

Aktori Idris Elba i është përgjigjur akuzave të bëra nga reperja Cardi B, e cila pretendonte se personat e famshëm po paguhen për të thënë se kanë COVID-19.

Reperja kritikoi qeverinë amerikane për lejimin e njerëzve të famshëm asimptomatikë të hyjnë në teste, ndërsa të tjerët me simptoma duhet të presin deri në një javë, madje të aplikojnë, shkruan NME.


Aktori konfirmoi se ishte testuar pozitivisht më 16 mars dhe këtë e kishte konfirmuar përmes një videoje në Instagram, dhe tani i është përgjigjur akuzave të reperes në të njëjtën platformë.

Idris Elba (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

“Kjo ide se dikush si unë do të paguhet për të thënë se kam coronavirus? Kjo është absurde”, filloi Elba.

“Një marrëzi e tillë. Njerëzit duan ta përhapin atë sikur të jetë një lajm. Është budallallëk Është mënyra më e shpejtë për të sëmurur njerëzit sepse nuk ka asnjë përfitim për mua dhe Sabrinën (gruaja) që të qëndrojmë ulur këtu duke thënë se e kemi marrë nëse nuk e kemi marrë atë. Unë as nuk e kuptoj logjikën e kësaj”, ka thënë tutje aktori me famë botërore.

Idris Elba gjithashtu iu përgjigj kritikave që janë zbutur kriteret për të famshmit për qasje më të mirë në teste. “Unë mendoj se debati për të pasur dhe të varfër dhe kush po e merr atë dhe kush jo, mendoj, nuk është një debat i shëndetshëm”, tha ai.

Idris Elba (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

“Duket, kam marrë një test, por gjithashtu kam marrë Covid. A më bën kjo preferencial? Unë nuk e kuptoj këtë, nuk më duket sikur jam i privilegjuar sepse kam marrë një test sepse në fakt e kam diagnostikuar virusin”.

Cardi B ka konfirmuar më tej mendimet e saj në një video shtesë në Instagram, duke u shprehur: “Unë i thashë ato që thashë”. /Telegrafi/

Cardi B (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori