LAJMI I FUNDIT:

Capital T zbulon se ka nisur përgatitjet për albumin e gjashtë

Capital T zbulon se ka nisur përgatitjet për albumin e gjashtë
Foto: Screenshot/YouTube

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Capital T, pëlqehet në masë të madhe për vokalin – e nisur nga kjo deri më tani ka realizuar edhe hite të shumta.

Ai është një nga të preferuarit në estradë, ndonëse ka punuar fort për të arritur suksesin që e gëzon sot.


Krahas projekteve e bashkëpunimeve, këngëtari ka realizuar edhe pesë albume që rezultuan me miliona klikime në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Trim Ademi (emri i vërtetë) së fundmi në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun ka treguar se është në përgatitje të albumit të gjashtë.

Capital T tregon arsyen se përse nuk ka menaxher: Në industrinë tonë shpesh e keqkuptojnë rolin e tyre, bëhen më yje se këngëtarët
Lexo po ashtu Capital T tregon arsyen se përse nuk ka menaxher: Në industrinë tonë shpesh e keqkuptojnë rolin e tyre, bëhen më yje se këngëtarët

“Unë e di që nuk do të jem këtu përgjithmonë duke bërë muzikë. Nuk mendoj se do të jetë shumë shumë larg. Nuk do të jetë shumë larg tërheqja. Mendoj që një artist nesër pasnesër duhet me u vlerësu prej diskografisë. Mendoj se diskografia ime është goxha e pasur”, ka thënë ai fillimisht.

“Pesë albume i kam në treg, tani jam duke e bërë edhe albumin e gjashtë”, vazhdoi më tej 30-vjeçari.

Capital T ndërkaq nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij projekti, të cilat pritet t’i shpalosë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori