LAJMI I FUNDIT:

Capital T zbulon datën e koncertit “Time Capsule” në Prishtinë

Capital T zbulon datën e koncertit “Time Capsule” në Prishtinë
Foto: Screenshot/Instagram

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Capital T, do të mbajë koncertin recital edhe në Prishtinë.

“Time Capsule” ka zbuluar se do të mbahet në muajin gusht, gjegjësisht me datën 11.


Lajmin e njoftoi përmes një imazhi të shpërndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Eventi madhështor pritet gjithashtu të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Po vjen në shtëpi dhe është zyrtare. Time Capsule me datën 11 gusht”, thuhet në shkrimin e artistit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Time Capsule” u mbajt për herë të parë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë para katër vitesh.

Këngëtari i estradës shqiptare interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura që i ka realizuar ndër vitesh. /Telegrafi/

Pamje nga koncerti “Time Capsule” i Capital T në Tiranë