LAJMI I FUNDIT:

Capello vlerëson lart ndeshjen mes Napolit dhe Interit

Capello vlerëson lart ndeshjen mes Napolit dhe Interit

Fabio Capello ka përjashtuar një rikthim të mundshëm në krye të Milanit, me justifikimin se “mjaft u ka dhënë kuqezinjve” gjatë karrierës së tij.

“Italia mbetet gjithmonë në zemrën time, por kam pasur fatin të punoj në Spanjë, Angli, Rusi dhe tashmë në Kinë. Besoj se të gjitha këto eksperienca më kanë pasuruar. Në fakt, kjo te Jiangsu Suning është eksperienca ime e fundit. Doja të rikthehesha edhe njëherë të drejtoja një ekip, kam ende një vit kontratë, më pas do të marr pushimet”, shprehet një nga trajnerët më suksesshëm italianë.


I marrë në intervistë nga “Radio Anch’io Sport”, Don Fabio, siç e thërrasin të gjithë, duket se nuk i beson projektit të rikonstruksionit të kuqezinjve, por njëkohësisht shpëton edhe trajnerin aktual të Milanit, Vincenzo Montella, në rrezik serioz shkarkimi.

“Në fakt kur kemi të bëjmë me revolucione, siç ndodhi te Milani që bleu shumë futbollistë, duhet që trajnerit t’i jepet kohë. Ndoshta gabimi është diku tjetër, pasi mendoj se skuadra duhej forcuar aty ku kishte pikat e dobëta. Në vend që të bliheshin shumë lojtarë, ndoshta mund të merrje vetëm tre shumë të rëndësishëm për repartet me probleme, e mund t’ia dilje mbanë më thjesht”, thotë Capello.

Nga Don Fabio ka vetëm fjalë të mira për Napolin e Interin, që duket se po i japin tonin kampionatit italian në këtë fillimsezoni. “Kam parë një futboll shumë të bukur, siç nuk ishte parë prej kohësh në Itali, sidomos te sfida e drejtpërdrejtë mes Napolit dhe Interit. Arbitri ndërhyri shumë rrallë, sepse topi qarkullonte me shpejtësi të skëterrshme. U përballën dy skuadra me stile të ndryshme, por ia vlente që të rrije zgjuar edhe pas orës 2 e gjysmë të natës”, thotë tekniku italian. /TCh/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori