LAJMI I FUNDIT:

Cancelo kërkohet nga skuadrat e mëdha angleze

Cancelo kërkohet nga skuadrat e mëdha angleze

Mbrojtësi spanjoll, Joao Cancelo është bërë objektiv i skuadrave të mëdha angleze.

Paraqitjet e mira me Valencian kanë bërë që ekipet e mëdha angleze t’i kthejnë sytë nga mbrojtësi i djathtë.


Në 20 paraqitjet e tij me fanellën e Valencias në La Liga, Cancelo ka dhuruar dy asistime, ndërsa është dalluar për lojën e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Liverpool, Arsenal dhe Manchester City janë në kërkim të reprezentuesit të ri spanjoll.

22-vjeçari mund të largohet nga ‘Lakuriqët’, nëse vije një ofertë për të mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/