LAJMI I FUNDIT:

Cana mund t’i rikthehet futbollit, ndodhet në listën e gjerë të Lazios

Cana mund t’i rikthehet futbollit, ndodhet në listën e gjerë të Lazios

Lorik Cana mund të rikthehet në fushën e blertë pas një pauze një vjeçare.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka një vit që nuk është aktiv në futboll, por ai ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht tërheqjen nga loja më e bukur në botë.

E përditshmja italiane ‘Il Messaggero’, ka zbuluar një listë të Lazios prej gjashtë mbrojtësve.

Klubi nga kryeqyteti italian ka mungesë të mbrojtësve pas lëndimeve të Wallace, Basta, Bastos dhe De Vrij.

Drejtori sportiv Igli Tare është duke punuar për ta afruar një mbrojtës të lirë te Lazio dhe në listë ndodhet edhe Lorik Cana.

Përveç gjakovarit 34-vjeçar, në listën e ‘Biancocelestëve’ ndodhet edhe Bakary Sagna, Christian Zacardo, Lescot dhe Basong.

Cana ka qenë pjesë e Lazios nga viti 2011 deri në 2015 para se t’i bashkohej Nantes në Ligue 1.

Ish-reprezentuesi shqiptar ka luajtur edhe me skuadra të mëdha si PSG, Marseille, Galatasaray ndërsa ka provuar edhe Ligën Premier me Sunderland. /Telegrafi/