LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për menaxherin e reperes Tayna, Rinor Hykollin

Caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për menaxherin e reperes Tayna, Rinor Hykollin
Foto: Rinor Hykolli/Instagram

Menaxherit të reperes së njohur shqiptare, Tayna, Rinor Hykollit, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata Themelore Gjilanit, e cila ka aprovuar këtë kërkesë adresuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.


Mbi të rëndon akuza “lëndim i rëndë trupore”, pasi i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër, kanë shkaktuar lëndimin e rëndë fizik të një personi tjetër në një diskotekë në Gjilan.

Foto: Rinor Hykolli/Instagram

Ky është njoftimi i plotë nga Gjykata Themelore e Gjilanit:

“Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit R. H. Gjilan, 05.10.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R.H.

Ekziston dyshimi se me datë 22 korrik në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B, në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

Me këto veprime, i pandehuri R.H dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri nga data 24.07.2021 deri më datë 04.10.2021 ka qenë në arrati, duke i’u shmangur organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ishte fshehur edhe përkundër faktit se kishte qenë në njohuri se ishte në kërkim nga zyrtarët policorë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori