LAJMI I FUNDIT:

Caktohen trajnerët e grupmoshave të Kosovës në basketboll

Caktohen trajnerët e grupmoshave të Kosovës në basketboll
(Foto: KOK/basketbolli.com)

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se, janë përzgjedhur përzgjedhësit e Kosovës për grupmosha të reja.

Përzgjedhës i Kosovës U20 te meshkujt do të vazhdojë të jetë Dritëro Sefaja, me ndihmësin Dion Pllana. Përzgjedhëse e Kosovës U20 te femrat do të jetë ish-basketbollistja, Shemsije Stublla, me ndihmësin Qëndrim Demi.

Përzgjedhës i Kosovës te U-18 në konkurrencën e meshkujve do të jetë Brahim Veseli, me ndihmësit Endrit Elshani dhe Safet Kastrati.

Përzgjedhës i Kosovës te U-18 në konkurrencën e femrave do të jetë Furkan Saglik, kurse ndihmës do të jetë Emrah Karatas dhe Aurora Muhaxheri.

Ndërkohë, përzgjedhës i Kosovës U-16 te meshkujt do të jetë Ibrahim Karabegu, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja.

Shorti më 14 shkurt

Shorti për gjeneratat e reja të Kosovës do të hidhet më 14 shkurt. Te meshkujt do të garojnë Kosova U-20 në Divizionin B, Kosova U-18 në Divizionin B dhe Kosova U-16 në Divizion C. Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U-20 në Divizionin B dhe me U-18 në Divizionin C.

Divizioni B i meshkujve për U-20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë nga 7 deri më 16 korrik 2023. U-18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023. U-16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023.

Ndërkohë, te femrat U-20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U-18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori