LAJMI I FUNDIT:

Cagliari dëshiron t’i vendos klauzolë lirimi Barellas

Cagliari dëshiron t’i vendos klauzolë lirimi Barellas
Nicolo Barella (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Cagliari thuhet se dëshiron t’i ofrojë objektivit të Interit, Nicolo Barella një kontratë të re me një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.

Barella është gati të bashkohet me Interin, të cilët kanë rrugën e hapur drejt transferimit të mesfushorit, pasi Roma u larguan dje nga gara.


Sidoqoftë, ata ende nuk janë dakord me çmimin e kërkuar nga Cagliari dhe detyra e tyre mund të jetë gati të bëhet më e vështirë.

Barella refuzon Romën, dëshira e tij është vetëm Interi
Lexo po ashtu Barella refuzon Romën, dëshira e tij është vetëm Interi

Sipas mediumit lokal L’Unione Sarda, presidenti i Cagliarit, Tommaso Giuliani synon të dyfishojë pagën e talentit italian dhe të fusë një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në marrëveshjen e tij të re.

Nicolo Barella (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Për më tepër, 22-vjeçari do të kishte dhënë “disponueshmërinë maksimale” të tij për idenë, pasi ai është ‘shumë i lidhur’ me klubin e tij të lindjes.

Nerazzurrët, nga ana tjetër, nuk duket të gatshëm të shkojnë përtej 36 milionë euro plus katër milion euro tjera bonuse. /Telegrafi/