Cafu: CR7 do ta udhëheqë Realin drejt triumfit

Dy rivalët nga kryeqyteti spanjoll më 24 maj ndeshen në Lisbonë, ndërsa kjo do të jetë finalja e parë e Mbretërve që nga viti 2002 (kur e mposhtën Bayer Leverkusenin).
“Mendoj se Real Madridi do të bëhet kampion”, ka theksuar 43-vjeçari për ESPN Brasil.
“Megjithëse Atletico është një nga skuadrat më të mira në Evropë aktualisht, meqë është një lojë e vetme, diçka me të cilën është mësuar Madridi, me lojtarë që janë mësuar në këtë garë, një skuadër që tashmë e ka fituar nëntë herë, mendoj se do të jetë Reali”.
“Dhe duke e pasur lojtarin më të mirë në botë (Cristiano Ronaldo) kjo ndihmon po ashtu”, ka shtuar ish-mbrojtësi i Milanit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































