Mbrojtësi uruguaian bëri aksident në muajin e kaluar dhe kishte qenë i dehur. Kjo bëri që skuadra ta suspendonte përkohësisht nga aktivitet e ekipit të parë.

Tash, Sky raporton se mbrojtësi i krahut do të kthehet në ekip para derbit të Italisë.


Stephan Lichtsteiner vazhdon të mungojë pas ndërhyrjes kirurgjike në zemër dhe Bianocnerët kanë pak telashe në fazën defensive.

Edhe Claudio Marchisio është afër kthimit, ndërsa lëndimet e Alvaro Moratas dhe Paul Pogbas nuk janë aq serioze sa ishte menduar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app