Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Shyqyri Bytyqi ka takuar mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, ndërsa theksoi se këta mësues janë patriotë, që me përkushtim e vullnet po kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë kombëtare tek të rinjtë tanë në diasporë.
Bytyqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se si institucione e kanë obligim t’iu krijojnë mundësi dhe kushte që në diasporë të zhvillohet mësimi, në mënyrë që të rinjtë dhe fëmijët ta ruajnë të pastër gjuhën shqipe.
Lexoni të plotë postimin e Bytyqit në Facebook:
Në pritjen që organizova për mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, iu ndava atyre mirënjohje për punën e suksesshme me nxënësit shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.
U shpreha mirënjohës dhe falënderues ndaj mësimdhënësve shqiptarë kudo që jetojnë, e që japin kontribut të madh që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Sistemi i mësimit shqip në diasporë është pjesë e sistemit të arsimit në atdhe dhe misioni i mësuesit është i shenjtë. Prandaj, iu thashë mësuesve se ata janë patriotë, që me përkushtim e vullnet po kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë kombëtare tek të rinjtë tanë në diasporë.
Theksova faktin se diaspora dhe mërgata shqiptare ka qenë shpresa e madhe për Kosovën në ditë të vështira dhe ka dhënë kontribut të çmuar dhe tani është koha që institucionet tona të mbështesin shkollën shqipe në diasporë.
Si institucione kemi obligim t’iu krijojmë mundësi dhe kushte që në diasporë të zhvillohet mësimi, në mënyrë që të rinjtë tanë dhe fëmijët tanë ta ruajnë të pastër gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë tonë.
Jam i sigurt se me një organizim të institucioneve të vendit (Kosovës dhe Shqipërisë), dhe të mësuesve në diasporë mund të arrihet ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare kudo që jetojnë shqiptarët.
MAShT po mundohet që të artikulojë çdo kërkesë të diasporës shqiptare, për të ndihmuar kështu zhvillimin e mësimit shqip, por pas teksteve shkollore dhe kurrikulave për mësimin shqip në diasporë, shpresoj që marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për financimin e mësimit shqip në diasporë, të fillojnë të implementohen sa më shpejt.
Me këtë rast, kërkova bashkëpunim më të madh mes institucioneve dhe mësimdhënësve në diasporë, në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e fëmijëve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, ndërsa u zotova se, duke bashkëvepruar me Ministrinë e Arsimit në Tiranë, do të jemi gjithmonë pranë tyre dhe t’iu ndihmojmë në organizimin e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët tanë në diasporë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'