Këngëtari Butrint Imeri është pa dyshim një ndër këngëtarët më tërheqës të estradës.
Ai është shumë i pëlqyer nga gjinia femërore, gjersa jo pak herë u ka kënduar vajzave në këngët e tij.
“Bella” është një ndër këngët e tij verore më të suksesshme, e cila pa diskutim është shndërruar në hit.
E mesa duket, ‘Bella’ e Butrintit është zbuluar së fundmi, dhe vajza që ia ka rrëmbyer zemrën duket të jetë prezantuesja shqiptare Kiara Tito.
Te një nga fotografitë e fundit që prezantuesja në fjalë ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka qenë këngëtari Imeri ai i cili ka komentuar “Bella” në mbishkrimin e fotografisë.
Dhe ka qenë pikërisht ky koment “molla e sherrit” që ka bërë më pas që ndjekësit të vërshojnë me komente, duke shkruar se ajo qenka “Bella” së cilës i ka kënduar Butrinti.
Ndërkohë, mamaja e prezantueses Tito, iu është kthyer disa komentuesve me replikime, duke pranuar se “po”, këngën “Bella”, Butrinti e ka shkruar për të.
Më pas, ka qenë vetë Kiara ajo e cila i ka bllokuar komentet në fotografinë e saj, pas zënkave të nënës së saj me komentueset.
Ajo çfarë e përforcon më tepër hipotezën se dyshja në fjalë mund të jenë vërtet, është fakti se në vitin 2016 ata ishin përfolur për një lidhje, thashetheme të cilat më pas ishin shuar pa detaje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Roza Lati largohet nga Big Brother VIP Albania
Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron