LAJMI I FUNDIT:

Busquets: E dinim për Gomesin, por jo në këtë masë

Busquets: E dinim për Gomesin, por jo në këtë masë
during a Barcelona training session and press conference ahead of their UEFA Champions League Round of 16 match against Chelsea at Nou Camp on March 13, 2018 in Barcelona, Spain.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka folur sot në konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur edhe pyetjeve për Andre Gomes.

Portugezi të hënë në një intervistë të dhënë kishte thënë se karriera e tij është kthyer në ferr te Barcelona.


Andre Gomes ka dështuar të përshtatet te Barcelona, ndërsa Busquets thotë se kanë provuar ta ndihmojnë.

Andre Gomes i Barcelonës. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Ne dimë diçka, por jo në këtë pikë, sepse është një çështje shumë personale”.

“Ne kemi tentuar që ta ndihmojmë atë aq sa ka qenë e mundur”.

Andre Gomes, Lionel Messi dhe Sergio Busquets. (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Sipas meje Andre është gati të luajë. Unë e shoh atë në stërvitje, duke punuar maksimalisht, pastaj ndodh ajo që nuk është e mirë për askënd dhe merr problemin me vete në shtëpi”.

“Të gjithëve na ndodh. Kjo nuk i ka ndodhur vetëm atij, por të gjithëve”, ka thënë Busquets. /Telegrafi/