LAJMI I FUNDIT:

Bursat nën presidencën e Trumpit po tejkalojnë rritjet

Bursat nën presidencën e Trumpit po tejkalojnë rritjet

Fuqizimi i tregut të aksioneve nën presidentin Donald Trump lë pas performancën e shumicës së paraardhësve të tij.

Indeksi S&P 500 i titujve të kapitalit ka ofruar një kthim prej 50 për qind që kur është zgjedhur Trump, thuajse sa dyfishi i mesatares prej 23 për qind që ka ndodhur me presidentët e tjerë.

Ky indeks ka shtuar më shumë se 28 për qind të vlerës këtë vit, mbi mesataren prej 12.8 për qind të rritjes vjetore të presidentëve të tjerë.

Pavarësisht luhatjeve nga lufta tregtare me Kinën, 2019-ta ka qenë viti ku janë arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave për indekset kryesore të aksioneve. Indeksi ka kaluar 3,200 pikë për herë të parë.

Ndërkohë që investimet e bizneseve kanë rënë për shkak të pasigurisë në lidhje me dy ekonomitë më të mëdha në botë, investitorët e tregut publik kanë pasur besim për të vendosur para mjaftueshëm në aksione.

Tregu i aksioneve gjatë Donald Trump ka marrë gjithashtu nxitje nga Rezerva Federale, që ka ulur interesat tre herë këtë vit, për të parën herë që prej krizës financiare.

Tregu ka marrë gjithashtu nxitje nga tregu i fortë i punës, ndërkohë që norma e papunësisë qëndron në 3.5 për qind, më e ulëta që prej vitit 1969. /Telegrafi/