LAJMI I FUNDIT:

Burrit të sëmurë nga kanceri i realizohet ëndrra e kamotshme tri ditë para vdekjes, martohet me gruan me të cilën solli në jetë tre fëmijë (Foto)

Burrit të sëmurë nga kanceri i realizohet ëndrra e kamotshme tri ditë para vdekjes, martohet me gruan me të cilën solli në jetë tre fëmijë (Foto)

Një burri të sëmurë i është plotësuar dëshira e kamotshme tri ditë para se të ndërrojë jetë  – duke u martuar me gruan me të cilën solli në jetë tre fëmijë.

Ash Hunter dhe partnerja e tij Renae nga Darëini i Australisë, ishin fejuar tri vite më parë, por martesa e tyre ishte shtyrë vazhdimisht për shkak se Renae vazhdimisht mbeste shtatzënë, transmeton Telegrafi.


Dhe kur Ash u diagnostifikua me kancer ata vendosën të shtyjnë martesën, por duke parë se gjendja e tij shëndetësore nuk po përmirësohej, Ash dhe Renai vendosen të martohen në një ceremoni intime. Për fat të keq, tri ditë më vonë Ash nderoi jetë.

“Dëshira e tij e fundit ishte të martohet dhe ishim shumë të lumtur që do ta përjetojmë edhe këtë moment”, ka deklaruar Renae.

Ash i kishte propozuar Renae tri vite më parë, por lindja e Hannah dyvjeçare, Jai një dhe Jacob nëntë muajsh i detyroi ata ta shtyjnë datën e martesës.

Dhe duke parë që gjendja shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, ata vendosën të martohen në një ceremoni intime, ku Ash me ndihmën e aparateve të ndryshme arrinte të merrte frymë derisa qëndronte para altarit i ndihmuar nga miqtë.

Por, ky gëzim nuk zgjati shumë pasi ai ndërroi jetë tri ditë më vonë pranë gruas dhe familjarëve të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori