LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri më i bukur amerikan, debuton si model në New York (Foto)

I burgosuri më i bukur amerikan, debuton si model në New York (Foto)

Është vështirë të besohet se para 12 muajsh, Jeremy Meeks ecte nëpër korridoret e burgut në Kaliforni.

Mirëpo tash, njeriu që u bë i famshëm si “i burgosuri më seksi” kur fotografia e tij u shpërnda në masë të madhe në internet, po ndjek një karrierë si model.


Nis karriera si model e Jeremy Meeks

Në fakt ai ka debutuar në Javën e modës në New York duke ecur në pistën e modës. Meeks ka reklamuar koleksionin e rrobave të dizajnerit Philipp Plein, njofton Telegrafi.

Fotografia që e bëri të famshëm
Ju kujtohet i burgosi më seksi, shikoni çfarë jete luksoze bën tani (Foto)
Lexo po ashtu Ju kujtohet i burgosi më seksi, shikoni çfarë jete luksoze bën tani (Foto)
Yjet duke ndjekur ish-të burgosurin, tash model

Parakalimin e tij në pistë e kanë ndjekur yje të njohura, si Kylie Jenner, Paris Hilton e Madonna.

Jeremy Meeks është fotografuar pa bluzë në prapaskenë

Jeremy Meeks ishte dënuar me 27 muaj burg në vitin 2015, pasi ishte shpallur fajtor për posedim të armëve dhe municionit, mbajtje të armës në publik dhe aktivitet kriminal në rrugë.

Debutimi i tij si model

Ai u lirua nga burgu në mars të vitit 2016. Tashmë modeli është i martuar dhe ka tre fëmijë. /Telegrafi/