LAJMI I FUNDIT:

Bukayo Saka është larguar nga kampi i Anglisë

Bukayo Saka është larguar nga kampi i Anglisë

Bukayo Saka është larguar nga kampi i Anglisë para ndeshjeve miqësore kundër Brazilit dhe Belgjikës.

Lojtari nuk ka arritur të stërvitet me Anglinë dhe është thyer në klubin e tij për rehabilitim.


“Bukayo Saka është larguar nga kampi i Anglisë dhe është kthyer në klubin e tij për rehabilitim të vazhdueshëm”.

“Sulmuesi i Arsenalit shkoi në St. George’s Park me një dëmtim dhe nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në stërvitje”, thuhet në komunikatën e federatës angleze.

Mësohet se vendimi për tërheqjen e Sakës nga skuadra është marrë për një masë paraprake dhe jo për një dëmtim të rëndë.

Saka këmbëngul se Arsenali mund të fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Saka këmbëngul se Arsenali mund të fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve

Megjithatë, Arsenali do të jetë i lumtur që një nga lojtarët e tyre kyç të rikuperohet në klub përpara një serie të rëndësishme ndeshjesh. /Telegrafi/