LAJMI I FUNDIT:

Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Nuk pensionohem, po pres nipat e legjendave

Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Nuk pensionohem, po pres nipat e legjendave

Gianluigi Buffon ka ndërruar fanellën me djalin e legjendës së Milanit, Paolo Maldini, Daniel, duke ia shtuar vetes edhe një fanellë në koleksionin e tij.

Portieri italian vazhdon të luajë me Juventusin edhe pse ka mbushur plot 42 vite.


Ai ishte titullar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në të cilën Juventusi barazoi 1-1 me Milanin në San Siro.

Nga Buffon deri te Ronaldo - formacioni me lojtarët më të mirë të moshës mbi 35 vjeç që ende vazhdojnë të luajnë
Lexo po ashtu Nga Buffon deri te Ronaldo - formacioni me lojtarët më të mirë të moshës mbi 35 vjeç që ende vazhdojnë të luajnë

Pas ndeshjes, italiani kishte ndërruar fanellën me Daniel Maldinin, djalin e legjendës italiane dhe të Milanit, Paolon.

Në konferencë pas ndeshjes, Buffon tregoi se koleksionit të tij i kishte shtuar edhe një fanellë, ndërsa krijoi të qeshura me fjalët e tij.

Buffon tregoi se tashmë ka ndërruar fanellat me katër legjenda dhe djemtë e tyre, ndërsa po pret nipërit para se të pensionohet.

Milan 1-1 Juventus, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Milan 1-1 Juventus, notat e lojtarëve

“Në koleksionin tim kam fanellat e Enrico Chiesas dhe djalit të tij (Federico), George Weah dhe djalit të tij (Timothy), Lilian Thuram dhe djalit të tij (Marcus) dhe tani Paolo Maldini dhe djalin e tij”.

“Tani po pres nipërit e mbesat e tyre!”, ka thënë Buffon pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori