Milwaukee Bucks kanë vazhduar serinë fantastike të fitoreve në NBA.

Skuadra nga Konferenca lindore ka marrë edhe fitoren e 17-të radhazi, teksa këtë herë ‘viktima’ e radhës për ta ishte Memphis Grizzlies 114:127.

Memphis arriti të ishte rival shumë i madh i Bucks në tre çerekët e parë të ndeshjes, por në të katërtin mysafirët bënë rikthimin e madh për ta fituar ndeshjen me 13 pikë epërsi.

Giannis Antetokounmpo me 37 pikë e 11 kërcime ishte më efikasi tek Bucks, teksa me lojë të mirë u dallua edhe Khris Middleton që shtoi 26 pikë të tjera.

Vendasve nuk i mjaftuan as 43 pikët nga Jackson për të shkaktuar befasi në këtë takim.

Me fitore ka vazhduar edhe Los Angeles Lakers që kanë triumfuar në udhëtim te Miami Heat 110:113.

Anthony Davis me 33 pikë e 10 kërcime ishte basketbollisti më efikas në këtë ndeshje, ndërsa LeBron James shtoi 28 pikë të tjera duke bërë edhe nëntë kërcime e 12 asistime.

Si Bucks ashtu edhe Lakers kanë fitore të njëjta pasi kanë triumfuar nga 23 ndeshje dhe kanë pësuar nga tri disfata duke mbajtur me plot meritë pozitën e parë në Lindje dhe Perëndim. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Houston Rockets 107:130

Miami Heat – LA Lakers 110:113

Philadelphia 76ers – New Orleans Pelican 116:109

Atlanta Hawks – Indiana Pacers 100:110

Memphis Grizzlies – Milwaukee Bucks 114:127

Chicago Bulls – Charlotte Hornets 73:83

Utah Jazz – Golden State Warriors 114:106

Sacramento Kings – New York Knicks 101:103

Minnesota Timberwolves – LA Clippers 117:124