Këngëtari i Bruno, mund të konsiderohet tashmë donzhuani i ri i muzikës, pasi rezulton se për çdo vit ka një të dashur të re VIP.

Nuk dihet se me cilën vajzë të njohur do ta shohim tani e tutje, ndërkohë që sapo ka konfirmuar ndarjen nga aktorja seksi nga Kosova, Arta Nitaj, me deklaratën: “Ishte bukur aq sa zgjati”. Ishte vetë këngëtari që në një intervistë për emisionin “Prive” konfirmoi fundin e romancës me aktoren e njohur.

“Është e kaluar. Le të mbetet e kaluar, për aq kohë sa zgjati ishte shumë mirë”, u shpreh këngëtari.

Bruno, kohë më parë, lançoi këngën “A më do”, ku shihej me Artën në skena tejet provokuese që tërhoqën vëmendjen e publikut.

Duket se xhirimet e klipit kishin përfunduar kohë më parë, dhe mesa duket lançimi i videoklipit ka nxjerrë në pah problemet mes çiftit. Arta Nitaj, nga ana tjetër, është fotografuar shumë në formë në rrjetet sociale, duke dëshmuar se nuk i intereson shumë e kaluara me Brunon. Aktorja që njihet si Xhesika e serialit “O sa mirë” komentohet shpesh për linjat seksi, por u bë edhe më e njohur për lidhjen me Brunon.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por kjo nuk është e vetmja histori që Bruno krijon me aktoret e klipeve të tij. Vitin e kaluar ai krijoi një tjetër lidhje dashurie me modelen Alesia Noka, histori që nuk zgjati shumë. Këngëtari e njohu Alessian gjatë xhirimeve të klipit “Ajo”.

Direkt pas publikimit të këngës me skena provokuese, nisën të qarkullonin zëra se bëhej fjalë për një lidhje mes tyre, fjalë që u vërtetuan nga çifti në festën e nominimeve të “Top Music Awards” Shumë të afërt me njëri-tjetrin, ata qëndruan çift në zonën VIP, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë lidhjen e tyre që përfundoi me ndarje.

Deputuesi i muzikës pop njihet në muzikë si këngëtari romantik. Hiti më i njohur i Brunos është bashkëpunimi me Elvana Gjatën, me titull “Love me”. /Panorama/