Brooklyn Nets janë të pandalshëm dhe kanë marrë edhe fitoren e 10-të radhazi në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Nets kanë arritur fitore me shumë vështirësi në udhëtim te Atlanta Hawks me një pikë epërsi 107:108.

Ka qenë një ndeshje shumë e baraspeshuar me shumë rikthime në rezultat si nga njëra ashtu edhe nga tjetra ekip.

Megjithatë ishin Nets që morën fitoren e 10-të radhazi dhe të 14-ten në 15 ndeshjet e fundit.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Fundori amerikan Kyrie Irving ka qenë më efikasi në këtë sfidë për Nets, pasi e mbylli takimin me 28 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe Kevin Durant që shënoi 26 pikë, 16 kërcime e tetë asistime.

Reklama

Kontribut të madh në fitoren e Nets dha edhe qendra Claxton që e mbylli ndeshjen me 17 pikë e 10 kërcime. /Telegrafi/

Reklama