LAJMI I FUNDIT:

Brocchi: Milani duhet të ketë dëshirë për Kupë

Brocchi: Milani duhet të ketë dëshirë për Kupë

Cristian Brocchi ka thënë se Milani duhet të shprehë dëshirën dhe shpirtin e njëjtë sikur Juventusi.

Rossonerët ndeshen me mbajtësit e Kupës së Italisë të shtunën mbrëma dhe Brocchi ka nënvizuar gjërat se çka i duhet Milanit për të triumfuar.

“Një ekip duhet të ketë dëshirë që të luaj për finale, pa marrë parasysh të ndonjë gjëje tjetër”.


“Nuk është se e keni për ditë rastin që të luani në finale dhe të fitoni trofe. Një fitore do të ishte shumë e bukur, sidomos për ata që kanë vuajtur, tifozët e Milanit”, u shpreh Brocchi. /Telegrafi/