LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq kundërshton deklarimet e Vulinit lidhur me BE-në dhe Kosovën

Brnabiq kundërshton deklarimet e Vulinit lidhur me BE-në dhe Kosovën
Serbia's Prime Minister-designate Ana Brnabic attends a parliament session in Belgrade, Serbia, Wednesday, June 28, 2017. Brnabic is expected to take office this week after a vote in parliament, which is considered a formality. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka kundërshtuar deklaratat e ministrit të saj të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë dje se Serbia duhet të shqyrtojë pozicionin e politikës së jashtme nëse për BE-në prioritet është Kosova.

“Ministri Vulin e ka dhënë një mendim të tij personal, por qëndrimi shtetëror është diçka tjetër”, tha Brnabiq.

Siç raportojnë mediat serbe, kryeministrja serbe ka thënë se “ne kemi punën tonë, e dimë qëllimin tonë strategjik që është Bashkimi Evropian. Jemi duke bërë hapa në këtë rrugë dhe mendoj se synimi ynë është thënë disa herë” përcjell Telegrafi.

“Serbia është absolutisht e hapur dhe e përkushtuar me të gjitha vendet”, ka thënë ajo, derisa ka folur për ndryshimin e mundshëm të politikës së jashtme.

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin  ka thënë një ditë më parë se duhet marrë parasysh ndryshimin e politikës së jashtme, nëse për BE-në është vendimtar  vetëm qëndrimi ndaj problemit të Kosovës.

Vulin tha se BE përcakton kushtet për të cilat e di se nuk do të përmbushen, po kërkon  justifikim që Serbia të mos jetë anëtare e saj{.

“Këtë duhet pranuar dhe të vazhdojë në rrugën e vet”, tha Vulin duke komentuar deklaratën e bërë nga Shefi i BE i Delegacionit të BE në Serbi, Sem Fabrici, se qëndrimi ndaj Kosovës është një kusht kyç për hyrjen e Serbisë në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori