LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears thotë se nuk ‘ia ka idenë’ se kush janë Pete Davidson dhe Scott Disick

Britney Spears thotë se nuk ‘ia ka idenë’ se kush janë Pete Davidson dhe Scott Disick

Ndoshta emra e tyre kanë qenë vazhdimisht të përfolur në mediat rozë, por Britney Spears nuk e di se kush janë Pete Davidson apo Scott Disick.

Në një postim të fshirë tashmë në Instagram, Spears ripsotoi në InstaStory pamje nga një aheng i Davidson dhe Disick.


“Më falni, u desh ta ripostoja këtë. Nuk e di se kush janë këta njerëz në video, por më bëri të qesh shumë!!!”, thuhej në mbishkrimin e repostimit të Spears.

Foto: Wireimage

Videoja u shpërnda fillimisht në InstaStory të Disick në mbrëmjen e së shtunës ku shihet Davidson duke filmuar i shoqëruar me yllin e “Flip It Like Disick”, i cili kishte rënë në gjumë ndërsa ata po shikonin “The King of Comedy”.

Foto: Instagram

Ylli i “Saturday Night Live” me shaka shkroi në klipi: “Nata e djemve ishte e egër”, shkruan PageSix.

Mund të mos jetë për t’u habitur që këngëtarja e “Toxic” nuk ka dëgjuar për Davidson, 28, apo Disick, 38, pavarësisht se burrat janë të lidhur në mënyrë romantike me familjen Kardashian.

Foto: Instagram

Spears iu nënshtrua kujdestarisë në shkurt 2008 – vetëm pak muaj pas premierës së “Keeping Up With the Kardashians” – dhe nuk e fitoi lirinë e saj deri në nëntor 2021.

Të gjitha lajmet nga Britney Spears
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Që nga përfundimi i konservatorit të saj, fituesja e Grammyt ka qenë në gjendje të jetojë jetën pa babanë e saj, Jamie Spears, duke kontrolluar çdo lëvizje të saj. Ajo madje piu gotën e saj të parë të verës pas 13 vitesh në janar.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, Davidson është i dashuri aktual i Kim Kardashian, teksa Disick është ish-partneri dhe babai i tre fëmijëve të motrës së saj, Kourtney Kardashian. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori